| Evgjeni Ngjela | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Evgjeni Ngjela |
| Atësia: | Kolë |
| Vendlindja: | Kanikol, Përmet |
| Datëlindja: | 1938 |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 7 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 13 |
| Data e Vendimit: | 23/3/1976 |
| Gjykata: | Gjykata e Kolonjës |
Lindi më 1938, në Kanikol të Përmetit. Më 23 mars 1976, me vendim nr. 13, Gjykata e Kolonjës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", dhe e dënoi me 7 vjet burg. Arsyeja ishte sepse mbante një ikonë të Shën Mërisë. Sipas familjarëve, e spiunoi shoqja e ngushtë.
Ajo ishte e bija e Kolo Stefanidhit, pushkatuar nga regjimi komunist. E gjithë familja vuajti persekutim.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 42016), 9
