Eugjen Merlika | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Eugjen Merlika |
Atësia: | Petrit |
Vendlindja: | Tiranë |
Vendbanimi: | Tiranë |
Datëlindja: | 1944 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor" |
Dënimi: | 8 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 91 |
Data e Vendimit: | 13/8/1980 |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Lushnjës |
Lindi në Tiranë, në vitin 1944. I biri i Petrit Merlikës. Pas arrestimit të të atit, që ishte i biri i Mustafa Kruja Merlikës, gjyshen, mamanë dhe atë vetë, në moshë shumë të vogël i internojnë te Katër Rrugët e Shijakut nga viti 1947 në 1949, më vonë në kampin e Tepelenës. Lirohet për dy vjet nga internimi pas vendimit për lirimin e fëmijëve. Në vitin 1954 bashkohet me familjen në internim në Lushnjë. Me vendim nr. 91, datë 13 gusht 1980, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 299