Ishte diplomuar në Grenoblë të Francës dhe ishte një nga inxhinierët më të rëndësishëm të fabrikës së bukës në Tiranë, specialist i përpunimit të drithërave. I afërm i Bahri dhe Abaz Omarit, të pushkatuar nga regjimi komunist. Në vitin 1968, arrestojnë djalin e tij, Gramozin dhe e dënojnë me pushkatim. Internohet në vitin 1975 në Sheq-Marinas të Fierit me bashkëshorten, djemtë dhe familjet e tyre, ku dy ditë më vonë i arrestojnë dhe e dënojnë me 8 vjet burg dhe djalin tjetër.