Lindi në Korçë, më 3 dhjetor të vitit 1927. Më 25 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi "armik të popullit" dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës civile dhe politike për 3 vjet kohë. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu ul në 5 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1971, dhe më 4 nëntor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për "krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie (dënim i kombinuar).

Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 13-14
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.