Këshillit Gjyqësor Ushtarak i Divizionit të 3-të të Korparmatës së 2-të, në një proces të datës 23 maj 1945, ku u gjykuan 20 persona, vendosi ekzekutimin e Enver Mekos, një prej tetë të pushkatuarve pas këtij gjyqi. Vendimi u la në fuqi me vendimin nr.81, datë 24.5.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Personat e dënuar kishin qenë më parë me forcat e Ballit dhe Legalitetit, por ishin bërë partizanë. Nga shqyrtimi i provave, ndaj tyre nuk rezulton asnjë krim apo vepër penale, por gjithçka është rreth dyshimeve se do formonin “grupe” dhe se nuk kishin “pastruar shpirtin nga e kaluara”.
Burimi: Nga Kastriot Dervishi