| Enver Lufi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Enver Lufi |
| Atësia: | Sali |
| Vendlindja: | Burrel |
| Vendbanimi: | Burrel |
| Datëlindja: | 1916 |
| Profesioni: | Ushtarak |
| Datë Vdekja: | 31/12/1944 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 31/12/1944 |
Lindi më 1916, në Burgajet të Matit. Përfundoi studimet e larta ushtarake në Itali. Pas përfundimit të studimeve, u kthye në Shqipëri ku shërbeu si oficer. Duke qenë që ishte pjesë e rezistencës kundër pushtuesve italianë, u arrestua prej tyre dhe u internua në Itali. Kur u kthye në atdhe, u angazhua sërish në luftë me forcat zogiste, kundër italianëve dhe gjermanëve.
Më 30 mars 1994, me vendim nr. 81, Gjykata e Matit vendosi të njohë faktin e pushkatimit të tij pa gjyq, më 31 dhjetor të vitit 1944.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 40, FL. 47-49
