U lind në Tiranë. Familja e tij u godit nga regjimi komunist. Babanë dhe xhaxhanë e dënuan me heqje lirie, ndërsa një xhaxha tjetër e ekzekutuan pa gjyq.

Henrikut nuk iu dha e drejta e studimeve të larta. Më pas, ai u arrestua dhe u dënuan për agjitacion dhe propagandë në vitin 1981. Pas dy amnistive, u lirua dhe pasi doli nga burgu tentoi të arratisej. U kap dhe u dënua me 13 vjet heqje lirie për "tradhti ndaj atdheut". U lirua në vitin 1991.

U largua menjëherë për në Francë ku vazhdon të jetojë. Ka shkruar disa romane dhe është vlerësuar me çmime letrare. Librat "Metamorfoza e një brezi të humbur dhe "Gjuetia e pëllumbave" përshkruajnë ngjarje nga vitet e diktaturës dhe burgjet e kampet e komunizmit.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.