Emin Jero | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Emin Jero |
Atësia: | Masar |
Vendlindja: | Vlorë |
Vendbanimi: | Durrës |
Datëlindja: | 27/6/1932 |
Profesioni: | ushtarak, dramaturg, poet, pedagog |
Datë Vdekja: | 22/3/2006 |
Data e Vendimit: | 1973 |
Data e Lirimit: | 28/12/1978 |
Emin Jero i njohur edhe si Minush Jero, emri që e thërrisnin kur ishte fëmijë, u lind në Vlorë më 27 qershor 1932. Pas shkollimit ushtarak në Shkollën e Bashkuar, u bë oficer në Durrës. U largua nga ushtria në vitin 1960. Hyri në Universitetin e Tiranës, ku u bë profesor i letërsisë dhe dramaturgjisë.
Autor i dramës "Njollat e Murrme" e cila u vu në skenë në vitin 1968 dhe pasi mori flamurin e festivalit të teatrove, u dënua nga diktatori si liberale. Drama u bllokua dhe në 1973 Minush Jero u dënua me 8 vjet heqje lirie. Kreu 6 vjet e 8 muaj burg. U lirua në 28 dhjetor të vitit 1978. Më pas, punoi si punëtor në një fabrikë gome në Durrës nga viti 1979 deri në 1987.
Në vitet '90 themeloi degën e Partisë Demokratike në Durrës dhe më pas, hapi sallonin e artit “Torra”. Në këto vite, regjisori Domenic Dolemie vë në skenë në Francë, dramën "Njollat e murrme".
Minush Jero u nda nga jeta në 22 mars 2006.