Kolonel. Ish-deputet i Kuvendit Popullor dhe komandant i përgjithshëm i aviacionit luftarak të Shqipërisë 1951-1975.

Lindi në Strugë të Jugosllavisë, më 3 janar 1925. Arrestohet me akuzën e përgatitjes së një grushti ushtarak shteti dhe propagandë antishtetërore. Me vendim nr. 12, datë 29 janar 1981, Gjykata e Rrethit Tiranë (Kolegji Ushtarak) e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, heqjen e dekoratave, si dhe heqjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Dërgohet në Ballsh, Zejmen dhe më pas në burgun e Burrelit. Falur me dekret nr. 7338, datë 20 nëntor 1989 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 145.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.