Dylejman Allamani | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Dylejman Allamani |
Vendlindja: | Kurdari, Mat |
Datëlindja: | 25/5/1885 |
Datë Vdekja: | 1945 |
Vënd Vdekja: | Breg Lum, Tiranë |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Data Ekzekutimit: | 1945 |
Vendi Ekzekutimit: | Tiranë |
Lindi më 25 maj të vitit 1885, në fshatin Kurdari të Matit. Gjatë luftës përkrahu forcat e Abaz Kupit dhe për disa ditë mbajti në shtëpi të tij misionin anglez. Në gusht të vitit 1944 udhëhoqi forcat nacionaliste kundër partizanëve të udhëhequr nga Mehmet Shehu, kur këta sulmuan Kurdarin dhe në shenjë hakmarrjeje dogjën të gjitha kullat e Allamanëve. U dorëzua për të shpëtuar nga plumbi burrat dhe nipërit e fisit të tij. U dënua me pushkatim dhe u ekzekutua pranverën e vitit 1945 në Breg Lum të Tiranës. Më 12 nëntor 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Burrelit urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme.
Burimi: Gazeta «Atdheu», 26 mars-2 prill 2006; Gazeta Zyrtare, nr. 14, 20 shkurt 1947, f. 4; Gazeta Zyrtare, nr. 44