| Dushan Gllavatoviç | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dushan Gllavatoviç |
| Atësia: | Millo |
| Vendlindja: | Durrës |
| Datëlindja: | 1961 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 15/10/1984 |
| Dënimi: | 12 vite Burg |
| Data e Lirimit: | 7/8/1990 |
Lindi më 1961, Durrës. Fqinjë të Dushanit kanë shkruar në kujto.al se i ati, Millo, ishte emigrant nga Mali i Zi, ndërsa Dushani, mbaroi shkollën e mesme industriale, dega mekanike. Sipas të njëjtave burime, para se të arrestohej Dushani, u burgos i ati, me akuzën agjitacion e propagandë dhe pas arrestimit të Dushanit, u internua e gjithë familja. Dushan Gllavatoviç u arrestua më 15 tetor 1984. U dënua me 12 vite burg me akuzën për agjitacion e propagandë dhe armëmbajtje pa leje. U lirua më 7 gusht 1990. Me kërkesën e tij, kur ishte në burg, gjithë familjes iu hoq nënshtetësia shqiptare.
