Lindi më 13 maj të vitit 1916, në fshatin Panaja të Vlorës. Më 25 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi «kriminel lufte dhe armik i popullit», sepse, sipas vendimi të saj, ka qenë «pjesëtar i organizatës së B. Kombëtar dhe më vonë pjesëtar në çetën e Topalltisë dhe anëtar i Këshillit Krahinor; ka marrë pjesë në xhandarmërinë kuislinge e në kontrollime në qytetin e Vlorës», ndaj dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave qytetare e ploitike baraz me kohën e dënimit. U arrestua sërish më 1949, dhe më 25 nëntor të po atij viti, Gjykata e Lartë e deklaroi «fajtor për pjesëmarrje në grup kundër pushtetit» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e përjetshme të së drejtës elektorale. Më 18 janar 1965 iu falën 3 vjet nga dënimi. U lirua më 26 gusht 1966.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 677.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.