Vuante dënimin në Repartin e Ballshit. Në vitin 1974, u godit nga rojet e frontit të punës teksa i maskuar me gjethe po kalonte nën telin e rrethimit dhe mbeti i vrarë. Sipas familjarëve, nga tregimet e bashkëvuajtësve, Durim Veledi u qëllua dhe u la të humbte gjak derisa ndërroi jetë.

Kur të bijtë kërkuan eshtrat e tij, pas rënies së diktaturës, fshatarët e Panahorit, ku ai prehej, u thanë se kufoma e tij ishte keqtrajtuar nga ushtarët para varrosjes. Kur e gjetën, u pa se kockat e kraharorit ishin të thyera.

Durim Veledi ishte 39 vjeç kur e vranë dhe la gruan me 3 fëmijë, të cilët u internuan dhe vuajtën pasojat.

Burimi: Nga familja
Burimi: "Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste", Kastriot Dervishit, ISKK
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.