| Duk Kapedani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Duk Kapedani |
| Vendlindja: | Nivicë, Sarandë |
| Datëlindja: | 1918 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 22/03/1948 |
| Akuza: | "Arratisje jashtë vendit" |
| Dënimi: | 4 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 27 |
| Data e Vendimit: | 4/06/1948 |
| Gjykata: | Gjykata e Gjirokastrës |
| Data e Lirimit: | 28/04/1949 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 12/03/1976 |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 6 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 69 |
| Data e Vendimit: | 11/05/1976 |
| Gjykata: | Gjykata e Sarandës |
Lindi në vitin 1918, në fshatin Nivicë të Sarandës. U arrestua më 22 mars 1948, dhe më 4 qershor të po atij viti, me vendim nr. 27, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "arratisje jashtë vendit" dhe e dënoi me 4 vjet burg. Me dekret 819, datë 27 prill 1949, u fal dhe u lirua më 28 prill 1949. U arrestua sërish më 12 mars 1976, dhe më 11 maj të po atij viti, me vendim nr. 69, Gjykata e Sarandës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 6 vjet burg.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 152
