| Dr. Irfan Pustina | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dr. Irfan Pustina |
| Atësia: | Ramadan |
| Vendlindja: | Dibër |
| Vendbanimi: | Tiranë3 |
| Datëlindja: | 1911 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 15/5/1947 |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 1949 |
| Data e Lirimit: | 1954 |
Mjek radiolog. Lindi në vitin 1911, në Dibër. Studimet e larta për mjekësi i kreu në Padova të Italisë. U arrestua më 15 maj të vitit 1947, dhe me vendim 212, datë 30 mars 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi me vdekje, me pushkatim, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si krijues të një grupi «me tendeca kundra Pushtetit dhe për ta rrëzuar këtë me dhunë». Por, me kërkesë të Prokurorisë, me vendim 180, datë 21 prill të vitit 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake e modifikoi dënimin ndaj tij dhe ia ktheu në privim lirie për jetë dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 1949, dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie. U lirua në vitin 1954. Shërbeu në repartin e radiologjisë të Spitalit Rajonal të Vlorës për 30 vjet.
