U pushkatua në Majë të Vogël, në Lumë, më 17 qershor 1946, nga forcat e ndjekjes ndërsa ishte në mal me çetën antikomuniste të Muharrem Bajraktarit. Vrasja e tij, Sef Xheladin Bajraktarit, Tosun Çejkut, Elmaz Tosun Çejkut, i mundësoi Muharremit dhe pjesës tjetër të çetës të largoheshin. Trupat e Dostan Rexhepit dhe Sef Bajraktarit u masakruan nga forcat komuniste për të përhapur terror në popull.