| Dom Ndoc Suma | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dom Ndoc Suma |
| Vendlindja: | Nënshat, Lezhë |
| Datëlindja: | 31/7/1887 |
| Profesioni: | Klerik katolik |
| Datë Vdekja: | 22/4/1958 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 8/12/1946 |
| I Torturuar: | Po |
| Dënimi: | 30 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 16/12/1946 |
| Data e Lirimit: | 25/11/1954 |
U lind në vitin 1887 në Sumë të Nënshatit. Ndoqi seminarin Papnor Shqiptar dhe studimet i bëri në Insbruk të Austrisë pranë Kolegjit Canisianum të Jezuitëve.
U shugurua meshtar në Shkodër më 21 Shtator 1911.
U dënua më 1946 me 30 vjet burgim i akuzuar për strehim kriminelësh, që nuk i kishte parë. Vuan 8 vjet burg dhe lirohet nga burgu në vitin 1954, pasi u sëmur rëndë. Vdiq në Pistull më 22 prill 1958. Megjithëse ndërroi jetë për shkaqe natyrale, ai konsiderohet dëshmor dhe u shpall i Lumë më 5 nëntor 2016.
Burimi: https://kujto.al/63-martiret-e-klerit-katolik-te-masakruar-ne-1944-1949-nga-regjimi-komunist/
