Klerik katolik. Lindi në Shkodër, më 1919. Diplomohet për teologji në Padova të Italisë. Arrestohet më 1946 dhe dënohet 7 vjet burg. Pas lirimit, 1954, shërbeu në famullinë e Shkodrës. Më 8 prill 1967, u arrestua përsëri, pasi iu bë një gjyq demaskimi publik, së bashku me klerikë të tjerë, në Institutin Pedagogjik në Shkodër. Gjykata e dënoi me vdekje, por dënimi iu kthye në 25 vjet burg. Vdiq në burgun e Ballshit, më 11 shtator 1981.

Burimi: At Zef Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, vëll. 1, (Shkodër: Hylli i Dritës, 1995), 145, 177, 197, 200. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, Vol. 1 (Tiranë: Sh.B 55, 2007), 436-37.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.