| Dom Mark Dushi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dom Mark Dushi |
| Vendlindja: | Gjakovë |
| Datëlindja: | 1920 |
| Profesioni: | Klerik katolik |
| Datë Vdekja: | 5/1968 |
| Vënd Vdekja: | Shkodër |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Akuza: | "Tradhti me anë spiunazhi, agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Gjykata: | Gjykata e Qarkut të Shkodrës |
| Data Ekzekutimit: | 5/1968 |
| Vendi Ekzekutimit: | Shkodër |
Lindi më 1920, në Gjakovë, nga prindërit Pjetër e Terezë. Më 1946 përfundoi studimet për teologji në Kolegjën Saveriane të Shkodrës dhe në Romë. Famullitar i Tiranës, Zhejës dhe Kishave Unite të Elbasanit dhe Vlorës, deri më 1966. Kishte pasion teatrin: mori pjesë si aktor në dramën e shfaqur në vitin 1944 “Kështjella e Alkazarit”, kundër luftës komuniste spanjolle. Kontributi i tij në fushën e historisë shquhet në veprën Tirana dhe rrethinat e saj. Arrestohet në 23 shtator të 1967. Më 25 prill 1968, Gjykata e Qarkut të Shkodrës e dënoi për "krimin e tradhtisë me anë spiunazhi" dhe "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", me vdekje, pushkatim dhe heqjen e së drejtës elektorale për pesë vjet. U pushkatua në muajin maj 1968 në Shkodër.
