| Dom Dedë Maçaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dom Dedë Maçaj |
| Atësia: | Gjon |
| Vendlindja: | Mali i Jushit, Shkodër |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1920 |
| Profesioni: | Klerik katolik |
| Datë Vdekja: | 28/3/1947 |
| Vënd Vdekja: | Përmet |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 28/3/1947 |
| Vendi Ekzekutimit: | Përmet |
Dom Dedë Maçaj (Dedë Gjon Gjonaj), klerik katolik, martir i Kishës. I biri i Gjeto Gjonit. Lindi në Malin e Jushit në Shkodër, më 5 shkurt ose 20 apo 21 tetor të vitit 1920. Mësimet e para i mori në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse të lartat për teologji i kreu në Romë. U shugurua meshtar më 19 mars 1944 dhe u emërua zëvendës famullitar i Shkodrës. Pasi shërbeu si meshtar për rreth tre vjet, në vitin 1947 u dërgua për të kryer shërbimin ushtarak në Përmet. Gjatë ushtarisë, 10 mars 1947 u arrestua duke u akuzuar për përhapje parullash disfatististe, për marrje mesazhesh nga Vatikani, për mospëlqim të PKSH-së, etj.. Gjykata shënonte se kishte bërë 18 vjet shkollë për prift. U gjykua së bashku me Rrok Gjurën që u dënua me 1 vit burgim. Pas torturave çnjerëzore, u pushkatua më 28 mars 1947, në Përmet, përpara ushtarëve të regjimentit dhe i shkelur prej fanatikëve, derisa dha shpirt nën këmbët e tyre. U shpall martir i Kishës nga Papa Françesku në prill të vitit 2016.
