U lind në Shkodër në dhjetor 1906. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje në Kolegjin Saverian. Studimet e larta për teologji i zhvilloi në Padova të Italisë. U shugurua meshtar në vitin 1931. Vendosi të shërbejë në Shqipëri, ku u caktua në zona të ndryshme të Mirditës. Pas ndalimit të fesë, në vitin 1967, shkoi të banojë në Shkodër. U arrestua në 17 shtator 1976. Pas 7 muajsh hetuesi, u gjykua bashkë me priftërinjtë e tjerë, Ernest Çoba, Zef Simoni, Kolë Toni. Më 29.4.1977, Gjykata e Rrethit Shkodër e drejtuar nga Shefqet Muçi, me pjesëmarrjen e prokurorit Faik Minarolli, me vendimin nr.108, i shpalli fajtorë. Lec Sahatçijan e dënoi me 25 vjet burgim. Akuzohej për strehim kriminelësh shumë vite më parë, për lidhje të fshehta me Vatikanin, etj.. Nga një fotografi e të burgosurve të moshuar në burgun e Zejmenit, të rrethit të Lezhës, kuptohet se në vitin 1985, ndodhej në atë burg. Vdiq në spitalin e burgut Tiranë më 4.4.1986.

Burimi: https://kujto.al/63-martiret-e-klerit-katolik-te-masakruar-ne-1944-1949-nga-regjimi-komunist; Kastriot Dervishi; Fritz Radovani

Dokumente

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.