| Kolec Toni | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kolec Toni |
| Atësia: | Gaspër |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1932 |
| Profesioni: | Klerik katolik |
| Datë Vdekja: | 1992 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 13/7/1976 |
| Dënimi: | 12 vjet Burg |
Kolec apo Kolë Toni u lind në Shkodër në vitin 1932 në një familje me qëndrime antikomuniste. Mësimet e para i kreu në shkollën françeskane. Përgatitjen për klerik e bëri fshehtas në Shkodër, pranë arqipeshkvisë, ku punoi edhe si sekretar. U shugurua meshtar më 9 shkurt 1961.
U arrestua më 13 korrik 1976, i akuzuar për tradhti ndaj atdheut, moskallëzim krimi, agjitacion e propagandë. U gjykua bashkë me klerikët Ernest Çoba, Lec Sahatçija dhe Zef Simoni nga Gjykata e Rrethit të Shkodrës e përbërë nga Shefqet Muçi, Xhemal Gramshi dhe Dodë Kapiti, me prokuror Faik Minarolli, në një proces që vazhdoi nga 27-29 prill 1977. Me vendimin nr.108, datë 29.4.1977, të gjithë të akuzuarit u shpallën fajtorë. Dom Kolë Toni u dënua me 13 vjet heqje lirie.
Vuajti dënimin për 11 vjet dhe u lirua në vitin 1987, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërroi jetë më 19 maj 1992.
