| Dom Gjini | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dom Gjini |
| Atësia: | Pal |
| Vendlindja: | Shkup |
| Vendbanimi: | Durrës |
| Datëlindja: | 1905 |
| Profesioni: | Klerik katolik |
| Datë Vdekja: | 1975 |
| Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1946 |
| I Torturuar: | Po |
| Akuza: | "Agjent i Vatikanit" |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
Klerik katolik. Lindi më 1905, në Shkup. U shkollua në Shkodër, u diplomua për teologji dhe të drejtë kanonike në Padova, Itali. U arrestua më 1946, si agjent i Vatikanit. U dënua me 5 vjet burg, bëri 4; nga torturat mbeti invalid. Pas burgut shërbeu në famullinë e Durrësit. Vdiq më 1975.
Burimi: Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, Vol. 1 (Tiranë: Sh.B 55, 2007), 49-60
