Lekë Dredhaj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Lekë Dredhaj |
Vendlindja: | Baqel, Lezhë |
Datëlindja: | 1899 |
Profesioni: | Filozof, Teolog, klerik katolik |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1/09/1948 |
Akuza: | “Agjitacion dhe propagandë” |
Dënimi: | 7 vjet Burg |
Lindi në Baqel, Lezhë, më 1899. Prift jezuit, studioi filozofi në Kolegjin Françeskan të Gracit, Austri, dhe teologji në Gjenovë, Itali. Shërbeu famullitar në fshatrat Hajmel, Shllak, Koman, Dardhë dhe Nenshat. Në vitet 1947-48 ka shërbyer si Vikar i Dioçezës. Në Nënshat arrestohet me 1 shtator 1948 dhe dënohet me 7 vjet burg me motivacionin “agjitacion e propagandë”, dënim që e kryen në burgun e Shkodrës. Mbas kryerjes së dënimit, shërben prapë në Nënshat, në Shkodër, deri më 1967. Vdiq më 1976.
Burimi: Zef Simoni: Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare, Shkodër 1993, f. 161