Prift dioqezian.Lindi në Shkodër, në vitin 1900. Kreu shkollën e mesme dhe të lartë në Gjenova të Italisë, ku u shugurua meshtar më13 korrik 1919. Shërbeu si famulltar për shumë vite në malësitë e Pukës dhe më vonë në fshatrat e rrethit të Shkodrës. Në mbledhjen e përgjithshme të Klerit Katolik Shqiptar nën kryesinë e Imzot Bernardin Shllakut, më 26 qershor 1951, nënshkroi Statusin e Kishës Katolike të Shqipërisë. U arrestua dhe qendroi një vit nën tortura të tmerrshme në mjediset e Sigurimit Shtetit. U lirua pa u dënuar. Shenjat e plagëve të duarve e të këmbëve nuk iu hoqën derisa vdiq, në vitin 1967.

 

 

Burimi: Zef Simoni: Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare, Shkodër 1993, f. 160.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.