Dom Anton Doçi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Dom Anton Doçi |
Atësia: | Pjetër |
Vendlindja: | Mirditë |
Datëlindja: | 15/01/1920 |
Datë Vdekja: | 1982 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1971 |
I Torturuar: | Po |
Akuza: | "Ka përkrahur bandat e armatosura dhe kriminelët” dhe “ka kryer veprën agjitacion e propagandë kundër vijës së parties” |
Dënimi: | 13 vjet Burg |
Gjyqi i dytë | |
Dënimi: | 13 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 1977 |
Anton Dom Doci i biri i Pjetrit dhe i Mrikës Malaj, Mirditë, 15 janar 1920 - Ballsh 1982 i njohur si Dom Ndue Doçi. 1928-38 studioi në Seminarin Papnor të Shkodrës e pastaj vijon studimet në Itali. Shugurohet meshtar në Durrës nga Imzot Prennushi, më 1943. Famullitar i Kishës së fshatit Delbinisht, shërben edhe në Kthellë dhe Prelat. Ishte një nga nënshkruesit e Statusit të Kishës Katolike Shqiptare të qershorit 1951. Kisha e Zejmenit ku shërbeu u mbyll e fundit, ditën e Rrëshajve të vjetit 1968, për arsye se populli kishte marrë çelësat e kishës e nuk ia dorëzonte organizatës së frontit e të rinisë. Kur ata donin ta shpërthenin me forcë derën e kishës, populli e kryesisht gra, dilnin me lopata e sëpata për t’i penguar. Më 1971 arrestohet dhe dënohet me 13 vjet heqje lirie. Dënohet me 10 vjet heqje lirie për akuzën se “ka përkrahur bandat e armatosura dhe kriminelët” dhe dhe 3 vjet se “ka kryer veprën agjitacion e propagandë kundër vijës së parties”.
1977 u ridënua edhe 13 vjet të tjerë. U akuzua, se në Kthellë të Mirditës, kishte mbajtur ndezur fjalën e Zotit dhe të atdhedashurisë. I dobët, me shtat mesatar, iu desh të përballonte ndëshkimet e vazhdueshme nëpër kampet e ndryshme, të Ballshit e të Zejmenit. Në kampin e punës në Ballsh, vdes si pasojë e keqtrajtimeve. U rrëzua në punë e sipër dhe nga stërmundimi nuk u çua dot dhe e lanë ashtu përmbys, pa i dhënë asnjë ndihmë mjeksore, deri sa dha shpirt.