Dioniz Akaj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Dioniz Akaj |
Vendlindja: | Shkodër |
Vendbanimi: | Shkodër |
Datëlindja: | 10/6/1910 |
Datë Vdekja: | 30/12/2004 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 2/2/1945 |
Dënimi: | 8 vjet Burg |
Data e Lirimit: | 1953 |
Makaj Klerik katolik.Lindi në Shkodër, më 10 qershor 1910. Mësimet e para dhe të mesme i kreu në kolegjin françeskan të Shkodrës, ndërsa të lartat në Romë. Më 15 korrik 1936 u shugurua meshtar dhe u kthye në Shkodër, ku iu ngarkua detyra e famullitarit të Nikaj-Mërturit. U arrestua më 2 shkurt 1945. U lirua më 1953, pas kryerjes së plotë të dënimit. Nga 15 korriku i vitit 1956 deri më 19 mars 1967, shërbeu si famullitar në Iballë të Pukës. Që pas mbylljes së kishave e deri më 1991, jetoi pranë të nipit, Pal Makajt, në Shkodër. Vdiq më 30 dhjetor 2004. U varros më 1 janar 2005, në kishën e Zojës Rruzare tek Arra e Madhe.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 163