| Dino Haska | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dino Haska |
| Vendlindja: | Mashkullorë, Gjirokastër |
| Datëlindja: | 1904 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | “Anëtar i një komiteti të organizuar kundër pushtetit popullor dhe bashkëpunim me diversantët” |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 250 |
| Data e Vendimit: | 9/12/1950 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Gjirokastër |
Lindi më 1904, në Mashkullorë, Gjirokastër. Më 27 maj 1947, me vendim nr. 70, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi si “kriminel lufte dhe armik i popullit”, me 3 vjet punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave qytetare dhe civile për aq kohë. Më 9 dhjetor 1950, me vendim nr. 250, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi si “anëtar i një komiteti të organizuar kundër pushtetit popullor dhe bashkëpunim me diversantët”, me 20 vjet burg, punë të detyruar dhe konfikim pasurie.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 190.
