| Dilaver Premti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dilaver Premti |
| Atësia: | Rrapo |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Gjyqi | |
| Akuza: | u lidh e Ballin Kombëtar dhe ka qenë bashkëpunëtor i kësaj organizate |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr.32 |
| Data e Vendimit: | 25/10/1946 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit Vlorë |
| Data e Lirimit: | 15/7/1948 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 3/6/1949 |
| Akuza: | tradhti ndaj atdheut |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 201 |
| Data e Vendimit: | 25/11/1949 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Tiranë |
| Data e Lirimit: | 4/6/1963 |
Lindi në Vranisht të Vlorës, në vitin 1928. I biri i Rrapo Meto-Premtit, luftëtarit patriot të vrarë nga komunistët. Me vendim nr. 32, datë 25 tetor 1946, Gjykata e Rrethit Vlorë e deklaroi fajtor «se u lidh e Ballin Kombëtar dhe ka qenë bashkëpunëtor i kësaj organizate», gjithashtu nuk ka denoncuar të arratisurit. Për këtë, kjo gjykatë e dënoi me 2 vjet burgim (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtave civile e politike për aq kohë. Dënimi ka filluar të zbatohet më 15 korrik 1946, deri më 15 korrik 1948. Me vendim nr. 201, datë 25 nëntor 1949, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 15 vjet burgim. U arrestua më 3 qershor 1949 dhe u lirua më 4 qershor 1963.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 358
Burimi: F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 27-28
