| Dilaver Noka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dilaver Noka |
| Vendlindja: | Peshkopi |
| Datëlindja: | 1935 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër shtetit" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 40 |
| Data e Vendimit: | 13/5/1980 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Krujës |
Lindi në vitin 1935, në Peshkopi. Me vendim nr. 40, datë 13 maj 1980, Gjykata e Rrethit të Krujës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, 5 vjet internim dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 122.
