| Dilaver Kacuqi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dilaver Kacuqi |
| Atësia: | Hasan |
| Vendlindja: | Libohovë |
| Datëlindja: | 1913 |
| Datë Vdekja: | 26/07/1951 |
| Ekzekutimi | |
| Data Ekzekutimit: | 26/07/1951 |
| Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Forcat e ish-ministrisë së Brendshme |
Lindi më 1913, në Libohovë. Me vendim nr. 1826, më 27 maj 1994, Gjykata e Durrësit vendosi vërtetimin e faktit juridik të vrasjes, më 26 korrik 1951. Vrasja është kryer në përpjekje me forcat e ish-ministrisë së Brendshme, pasi Dilaveri ishte "i arratisur politik, dhe ishte kthyer për të kryer veprimtari kundër regjimit komunist".
Sipas familjes, ai ishte antar i Ballit Kombëtar. Kishte studiuar në Itali për oficer. U arritis me Abaz Kupin në Mynih, ku u stërvit për t'u hedhur me parashutë, me 8 antarë të Ballit Kombëtar, t'i bënin atentat Enver Hoxhës. Aty ku u strehuan, në vitin 1946, fshatari i spiunoi dhe i hodhën në erë natën tek flinin.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 769-770-771; Nga familja
