U lind më 1940, në Strikçan, Dibër. Me profesion arsimtar, me arsim të mesëm. Në vitin 1962, u arratis nga Shqipëria. U vendos në Suedi, nga ku, për arsye personale, vendosi të riatdhesohej, pasi i premtuan se nuk do të dënohej. Premtimi nuk u mbajt. U arrestua më 8 janar 1979. Më 8 dhjetor 1979, Gjykata e Dibrës e dënoi për "tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit", me 12 vjet e 6 muaj burg, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e së drejtës elektorale për 5 vjet. U dërgua në kamp-burgun e Spaçit.

U lirua më 29.1.1987 nga Reparti nr.311 Qafë Bari, me dekretin nr.7093, datë 17.1.1987.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 615-616; D 8. Fl. 587-588
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.