| Dila Ndoja | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dila Ndoja |
| Atësia: | Zef |
| Vendlindja: | Xhuxhe, Mirditë |
| Vendbanimi: | Shkodër |
Dila ishte bija e një familje të pasur mirditore, antikomuniste. Të atin dhe të vëllanë ia pushkatuan komunistët. Atë e arrestuan sepse po i dërgonte ushqime, një vëllai të arratisur. Ishte shtatzënë kur e arrestuan dhe lindi në burg. E dënuan me 8 vjet heqje lirie dhe e ndanë nga fëmija pas 9 muajsh.
U lirua me amnisti dhe u detyrua të bënte punë të rënda për të jetuar.
