Bashkëshortja Ndue Zef Ndojt. Në shkurt 1945, i shoqi u arratis në mal, për t’i shpëtuar forcave të regjimit që po e ndiqnin, ngaqë kishte furnizuar e strehuar të arratisurit që kishin dalë në mal kundër komunizmit. Në mars 1945, ajo u internua bashkë me gjashtë fëmijët e saj, fillimisht në kampin e Lezhës e, në verën e vitit 1947, në Berat. Aty i vdiq nga infeksioni djali i vogël, Gjoni [shih], vetëm katër vjeç.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 25