| Dila Mëhilli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dila Mëhilli |
| Vendlindja: | Kthellë, Mirditë |
| Vendbanimi: | Tepelenë |
| Datëlindja: | 1890 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 6/1946 |
| Fundi i Internimit: | 22/6/1949 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 1890, në Kthellë të Mirditës. U internua për motive politike. Me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Mirditës në rrethet e Beratit dhe të Tepelenës, prej qershorit të vitit 1946 deri më 22 qershor 1949.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 331
