Një nga drejtuesit e organizatës opozitare "Grupi i rezistencës" në qytetin e tij, Peqin. Për këtë arsye u arrestua më 20.9.1949. Ishte dënuar edhe më parë në vitet 1945-1947. Në 1937, kishte ndërprerë studimet e mesme në Tiranë për arsye shëndetësore dhe kishte ikur në Austri për kurim. Pasi ishte kthyer, kishte punuar në Peqin dhe Rrogozhinë në degët e shoqërive të huaja. Kishte shërbyer edhe si përkthyes i Ballit Kombëtar.

Gjykata Speciale e Sigurimit e dënoi më 9.7.1952 me 10 vjet burg. Në vendim thuhej se arsyeja e dënimit ishte se më 1949 kishte rënë në kontakt me Muharrem Krujën dhe kishte pranuar se ishte pjesë e Grupit të Rezistencës.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.