| Dhori Fora | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dhori Fora |
| Vendlindja: | Kavajë |
| Vendbanimi: | Kavajë |
| Datëlindja: | 1893 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Krime kundër shtetit në formë sabotimi ekonomik” |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 11/3/1947 |
| Gjykatësi: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi më 1893, në Kavajë. Më pas u vendos në Durrës, ku kryente aktivitetin e tij tregtar. Merrej me tregti manifakture. Djalin e madh e kishte dërguar me studime në Itali. Kur i biri erdhi për të takuar familjen, u mbyllën kufijtë dhe ai u detyrua të arratisej. Pas kësaj Dhori Forën e arrestuan. Më 11 mars 1947, me vendim nr. 58, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për "krime kundër shtetit në formë sabotimi ekonomik”, me 2 vjet burg dhe konfiskim pasurie. Familjen e dëbuan në Kavajë. Pjesa më e madhe e pronave të konfiskuara ndodhej në Durrës.
Dhori i burgosur, punoi për tharjen e kënetës së Maliqit. Sipas familjarëve, kur doli nga kampi ishte i sëmurë nga mushkëritë dhe peshonte 36 kg sa u desh ta nxirrnin me një karrocë dore ndërtimi. Shëndeti i tij nuk u përmirësua deri në fund të jetës.
