| Dhimitër Zanjotis | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dhimitër Zanjotis |
| Atësia: | Andreas |
| Vendlindja: | Korfuz, Greqi |
| Datëlindja: | 1925 |
| Data e Vendimit: | 1949 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 7/9/1954 |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Prokurori: | Rako Caci |
| Vendimi: | nr. 62 |
| Data e Vendimit: | 23/11/1954 |
| Gjykatësi: | Bektash Ismaili |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Territoriale Gjirokastër me veprim në Vlorë |
Dhimitër Andreas Zanjotis (1925), lindur në Korfuz, ardhur si emigrant grek më 1949. U dënua fillimisht për arratisje nga kampi ku jetonte. Më 7.9.1954, teksa vuante dënimin në Kampin nr.2 Shtyllas, Fier, u kap në flagrancë duke gërmuar tunelin që ai bashkë me disa të dënuar kishin disa javë që e hapnin me qëllim arratisjen. U dënua me 10 vjet burg.
Burimi: Kastriot Dervishi, “Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste”
