Dhimitër Pana | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Dhimitër Pana |
Vendlindja: | Terihat, Gjirokastër |
Datëlindja: | 1908 |
Datë Vdekja: | 18/5/1947 |
Ekzekutimi | |
Data Ekzekutimit: | 18/5/1947 |
Lindi më 1908, në Terihat të Gjirokastrës. Me vendim nr. 669, 13 gusht 1993, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës vërtetoi faktin e vdekjes së tij për motive politike, më 18 maj 1947. Në maj u largua nga burgu në rrethana që nuk dihen, dhe më 16 maj u plagos në kishën e fshatit nga forcat e Sigurimit. Vdiq dy ditë më pas në spital nga plagët e marra.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 189