| Dhimitër Maka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dhimitër Maka |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1942 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Përgatitje arratisjeje jashtë shtetit" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 10 |
| Data e Vendimit: | 29/4/1967 |
| Gjykata: | Gjykata e Qarkut të Vlorë |
Lindi në Vlorë, në vitin 1942. Me vendim nr. 10, datë 29 prill 1967, Gjykata e Qarkut të Vlorës e deklaroi fajtor për "përgatitje arratisjeje jashtë shtetit" dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, si dhe konfiskimin e pasurisë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 163
