| Dhimitër Konomi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dhimitër Konomi |
| Vendlindja: | Dhivër, Sarandë |
| Datëlindja: | 1903 |
| Profesioni: | Mjek |
| Vënd Vdekja: | Burrel |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tradhti ndaj atdheut, duke u vënë në shërbim të zbulimit grek, dhe për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 18 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 15/09/1962 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 11/07/1978 |
| Gjykata: | Gjykata e Fierit |
Lindi më 1903, në Dhivër, Sarandë. Mjek. Nuk pushoi kurrë së ndihmuari bashkëvuajtësit e tij të sëmurë. Më 15 shtator 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi "për tradhti ndaj atdheut, duke u vënë në shërbim të zbulimit grek, dhe për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", me 18 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, heqjen e të drejtës elektorale për 4 vjet, dhe heqjen e dekoratave. Më 11 korrik 1978, Gjykata e Fierit, e dënoi "për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", me 10 vjet burg. Vdiq në burgun e Burrelit.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 309
