| Dhimitër Kondolloli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dhimitër Kondolloli |
| Vendlindja: | Sopik, Gjirokastër |
| Datëlindja: | 1910 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 17/04/1957 |
| Akuza: | "Tradhti e lartë, si armik i popullit" |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 16/07/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit", "agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 35 |
| Data e Vendimit: | 7/08/1957 |
Lindi më 1910, në Sopik, Gjirokastër. Më 16 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi "për tradhti e lartë, si armik i popullit", me 5 vjet burg, humbjen e të drejtave qytetare e politike, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, pjesërisht të tij. Arrestuar më 17 prill 1957. Më 7 gusht 1957, me vendimin nr. 35, u dënua "për tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit" dhe "agjitacion e propagandë", me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme, dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 307
