| Dhimiter Bili | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dhimiter Bili |
| Vendlindja: | Cerckë ,Leskovik |
| Datëlindja: | 20/7/1937 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | «Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | 21 nëntor 1980, Gjykata e Rrethit të Kolonjës |
Lindi më 20 korrik të vitit 1937, në fshatin Cerckë të Leskovikut. Më 21 nëntor 1980, Gjykata e Rrethit të Kolonjës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër shtetit» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, internim dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 39
