Lindi në vitin 1890, në Gjinaj të Kukësit. Me vendim nr. 119, datë 3 gusht 1950, Gjykata e Qarkut të Shkodrës e deklaroi fajtor për fajin e "mosdorëzimit dhe të sabotimit në lidhje me grumbullimin" dhe e dënoi me 5 vjet privim lirie me punë të detyruar dhe konfiskimin e 50 dhive, 30 dhenëve, 2 lopëve dhe 1 mushke, duke lënë të lirë pjesën e pasurisë të sekuestrueshme me vendim nr. 3, datë 13 mars 1950 të kësaj gjykate. Vuajtja e dënimit ka filluar më 18 gusht të vitit 1950.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 375
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.