| Demir Pojani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Demir Pojani |
| Atësia: | Ilmi |
| Vendlindja: | Korçë |
| Datëlindja: | 12/8/1948 |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 4 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 2 |
| Data e Vendimit: | 7/1/1972 |
| Gjykata: | Gjykata e Elbasanit |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | Sabotim duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundër pushtetit popullor dhe për agjitacion e propagandë |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 21/7/1973 |
| Gjykata: | Gjykata e Mirditës |
Lindi më 12 gusht 1948, në Korçë. Me vendim nr. 2, datë 7 janar 1972, Gjykata e Elbasanit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 4 vjet burg dhe për «kundërshtim të përfaqësuesit të pushtetit», me 4 vjet burg. Më 21 korrik 1973, Gjykata e Mirditës e deklaroi fajtor se «ka kryer fajin e sabotimit, duke qenë pjesëmarrës në organizatën kundër pushtetit» dhe për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 25 vjet burg, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Më 1979, Gjykata e Matit e dënoi me 25 vjet burg.
Ka qenë në burgun e Burrelit nga 1974-1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 338
Video:
