Demir Kaso Allkushi lindur më 1911 në fshatin Gllavë të rrethit Tepelenë, në vitet 1927-1930 ka punuar në Tiranë në shtëpinë e një inxhinieri ndërtimi italian dhe kryen një shkollë ku përgatiteshin xhandarë policie. Në përfundim të saj ka shërbyer si komandant xhandarmërie në postën e Maqellarës në Dibër dhe më pas në postën e komunës Veleshnjë të rrethit Berat. Në vitin 1935-‘36 shkon me studime në Akademinë Ushtarake të Barit Itali dhe më 1939 kthehet në Shqipëri si oficer në lirim pasi nuk pranon të bëjë betimin para flamurit italian si oficer. Gjatë luftës në fillim ka bashkëpunuar me forcat partizane me baba Fejzon. Për këtë bashkëpunim më 1942, forcat gjermane i kanë djegur shtëpinë në fshat. Pas 1943 është tërhequr nga forcat partizane dhe ka qenë simpatizant i Ballit Kombëtar. Pas vendosjes së diktaturës, në vitin 1946-‘47 fillon aktivitetin për përgatitjen e kryengritjes së armatosur kundër regjimit komunist, ku merret me organizimin e grupeve antikomuniste në rrethin e Beratit, duke koordinuar dhe mbajtur lidhje me grupet e tjera në Tepelenë, Mallakastër, një pjesë të fshatrave të Përmetit dhe të Skraparit, lidhjet dhe udhëzimet i merrte nga Tirana me koordinator Jonuz Luftinjën; ka bërë përpjekje për t’u lidhur dhe me grupin e Muharrem Bajraktarit në veri të vendit. Në fund të vitit 1948, dekonspirohen dhe grupi i tij me të gjithë anëtarët arrestohen. Vetë është arrestuar nga Sulo Gradeci në shtator të 1948-ës, kur dërgohet në Berat; pas 13 muaj hetuesi, dënohet nga Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës me 20 vjet heqje lirie, si organizues dhe drejtues i grupeve armiqësore në përpjekje për rrëzimin e pushtetit popullor. Vuan dëimin 12 vjet në disa nga burgjet e kohës. Lirohet në fund të vitit 1961.

Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.