| Dedë Prendi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dedë Prendi |
| Vendlindja: | Iballë, Pukë |
| Datëlindja: | 1914 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 3/8/1951 |
| Akuza: | "Tentativë arratisjeje, strehim dhe furnizim të diversantëve" |
| Dënimi: | 7 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 6 |
| Data e Vendimit: | 9/1/1952 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Shkodër |
| Data e Lirimit: | 1/6/1958 |
Lindi në Iballë të Pukës, në vitin 1914. Me vendim nr. 6, datë 9 janar 1952, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje» në Jugosllavi dhe e dënoi me 3 vjet burgim. Për «strehim dhe furnizim të diversantëve» e dënoi me 4 vjet burgim. Përfundimisht është dënuar me 7 vjet burgim, si dhe heqjen e të drejtave për dy vjet kohë. U arrestua më 3 gusht 1951 dhe u lirua më 1 qershor 1958.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 360
