| Dedë Prekuca | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dedë Prekuca |
| Vendlindja: | Bilaj, Krujë |
| Datëlindja: | 1917 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1/12/1955 |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Dënimi: | 8 vjet Burg |
| Data e Lirimit: | 29/11/1963 |
Lindi më 1917, në Bilaj të Krujës. Më 19 qershor 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e dënimit të tij me burg për motive politike, prej 1 dhjetorit të vitit 1955 deri më 29 nëntor 1963.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 352
