| Ded Kasneci | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ded Kasneci |
| Atësia: | Mark |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1963 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 13/1/1990 |
| Dënimi: | 12 vjet Burg |
| Prokurori: | Teodor Mosko |
| Data e Vendimit: | 30/4/1990 |
| Gjykatësi: | Shefqet Muçi |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë Tiranë |
Lindi më 1963, në Shkodër. Më 30 prill 1990, me vendim nr. 2, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor "për krimin e tentativës së arratisjes dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 12 vjet burg.
Realisht, ai ishte një nga figurat kryesore të lëvizjes publike antikomuniste në Shkodër në janar 1990, që synonte dhe rrëzimin e bustit të Stalinit në këtë qytet. U ndalua më datë 13 janar 1990. Bashkë me të u arrestua dhe Gjergj Kolë Livadhi dhe Flamur Fiqiri Begu (Elbasani).
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.2 të, datë 30.4.1990 e dënoi më shumë nga gjithë grupi prej 10 vetash, me 12 vjet burg.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 187
Burimi: https://kujto.al/demonstrata-e-14-janarit-1990-kunder-bustit-te-stalinit-ne-shkoder/
