Daut Mehmeti | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Daut Mehmeti |
Atësia: | Sadik |
Vendlindja: | Tiranë |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 28/6/1962 |
Dënimi: | 20 vjet Burg |
Vendimi: | 153 |
Data e Vendimit: | 29/11/1962 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake Tiranë |
Gjyqi i dytë | |
Dënimi: | 9 vjet e 6 muaj Burg |
Vendimi: | nr.17 |
Data e Vendimit: | 18/7/1969 |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit Mirditë |
Data e Lirimit: | 3/12/1978 |
një prej të dënuarve që ka vuajtur shumë vjet heqje lirie, Daut Sadik Mehmeti, i cili vuajti plot 16 vjet, 4 muaj, 5 ditë.
Ai u lind më 15.9.1941 Tiranë, por në kohën e arrestimit banonte në Shijak. Dauti ishte 21 vjeç kur u orvat bashkë me shokët e tij Simon Hyka (21 vjeç) dhe Xhelal Peposhi (19 vjeç), të dy banues në Tiranë, të arratisej nga zona e Korçës. Tre shokët u diktuan, pa mundur të realizonin arratisjen e tyre dhe u kapën nga forcat e DPB Korçë. Ishte data 28.6.1962 kur u arrestuan.
Gjykata e konsideroi Dautin si iniciator të arratisjes.
Gjykata Ushtarake Tiranë, me vendimin nr.153, datë 29.11.1962, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 4 vjet. U la në fuqi me vendimin nr.116, datë 12.11.1962 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë.
U arrestua"për tradhti ndaj atdheut" tek ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Spaçit. Gykata e Mirditës më 18.7.1969 e dënoi me 9 vjet e gjysmë burg.
U lirua nga burgu në vitin 1978, kur ishte 37 vjeç.
U nda nga jeta më 6.1.2023.